Takim i Kryeinspektores Shëndetësore, Znj. Vjollca Braho me Presidentin e Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë z. Nikoll Deda.Në takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm midis dy institucioneve me qëllim të përbashkët përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në fushën e shëndetit oral.
Në Asamblenë Botërore të Shëndetit në Gjenevë ministrja theksoji rëndësinë e dakordësisë mes shteteve për përgjigjen e shpejtë ndaj pandemisë, në kushtet e rritjes së shqetësimit për variantin e ri Omicron.Kjo Asamble ka një mundësi historike për t’u shndërruar në vendin ku Bota u bashkua në emër të mbrojtjes së brezave të ardhshëm dhe për
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka për mision garantimin e respektimit të kërkesave ligjore në fushën e shëndetit publik.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor është përgjegjës për të gjitha funksionet e inspektimit të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, me përjashtim të inspektimit të veprimtarive në fushën farmaceutike.
ISHSH ushtron veprimtarinë e tij në bazë dhe zbatim të Ligjit Nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 241, datë 27.3.2013 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor”, si dhe Urdhrit Nr. 163, datë 19.05.2014 të Kryeministrit të Shqipërisë “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”. ISHSH është institucion qendror buxhetor, organizuar në nivel qendror e rajonal, me seli qendrore në Tiranë, në varësi të ministrit përgjegjës për shëndetësinë.
ISHSH drejtohet nga kryeinspektori. Kryeinspektori është titullari i institucionit, i cili, në kuadër të funksioneve dhe detyrave të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor ushtron kompetencat e tij.
ISHSH organizohet në dy nivele: në nivel qendror dhe atë rajonal për çdo qark të vendit.
INSPEKTORATI SHTETËROR SHËNDETËSOR
ISHSH qendror drejtohet nga kryeinspektori. Kryeinspektori është titullari i institucionit, i cili në kuadër të funksioneve dhe detyrave të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, është përgjegjës për organizimin dhe koordinimin e funksionimit si dhe për cilësinë dhe efektivitetin e veprimtarisë së ISHSH.
ISHSH në nivel qëndror përbëhet nga:
Kryeinspektori;
Sektori i Koordinimit dhe Monitorimit të Inspektimit;
Sektori Juridik dhe i Hartimit të Proçedurave të Inspektimit;
Sektori i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse.
ISHSH rajonale drejtohen nga kryeinspektorët rajonalë. Kryeinspektori rajonal përfaqëson degën rajonale në marrëdhënie me të tretët në nivelin e qarkut përkatës dhe është përgjegjës për organizimin e funksionimin si dhe për cilësinë dhe efektivitetin e veprimtarisë së degës së tij.